Shtyhet për javën e ardhshme votimi në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Seanca e parashikuar për paraditen e sotme nuk nisi pasi grupeve parlamentare që mbështesin marrëveshjen, u mungonin 2 vota për ta miratuar.
Që të arriheshin 80 votave të nevojshme, kryeministri Haradinaj zhvilloi takime me deputetët e Listës Serbe, të cilët sipas mediave kosovare u ra në dakord të votojnë “Pro” javën e ardhshme.
Demarkacioni dhe integrimi europian i Kosovës është në fokus edhe të vizitës në Prishtinë të kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe komisionerëve Han e Mogerini.
Ata po zhvillojnë takime me krerët më të lartë të shtetit kosovar, në përfundim të turit 5 ditor të Junkerit në Ballkanin Perëndimor.
Tv Klan