Katerina dhe Eni e zhvilluan takimin e fundit në Malin e Zi. Ata folën për ditën e parë të plotë që kaluan së bashku.
Katerina dhe Eni ranë dakord që të vazhdojnë në Shqipëri njohjen dhe më pas, në vendin ku do të përshtaten më mirë do të qëndrojnë.
Eni: Po mendoj që të të mbaj këtu për një periudhë kohe se me këtë rast njihemi akoma më mirë edhe jashtë kamerave, ose jashtë programit. Pastaj pse jo mund ta shohim veten të dy bashkë në Itali.
Katerina: Të them të drejtën kam menduar këtë gjë. Edhe unë kam thënë ok, të kaloj pak kohë këtu kur të mbarojë emisioni edhe të shikojmë si do shkojnë gjërat. Atje ku do njihemi më mirë do rrimë, do shkojmë.
Pas shumë çastesh romantike, takimi u mbyll me Katerinën dhe Enin në dhomën e gjumit./tvklan.al