Njerëzit përshëndesin njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme. Ata mund të thonë përshëndetje, por edhe mund të flasin përmes gjuhës së trupit. Ata mund të shtrëngojnë duart, të bëjnë një gjest me dorë ose të përkulin pak kokën. Mund të puthen në faqe ose të japin një përqafim të ngrohtë. Për elefantët, përshëndetjet janë një çështje po aq komplekse sa edhe tek njeriu.
Një studim i bazuar në vëzhgimet e elefantëve në Zimbabve në Afikë ofron një panoramë të re mbi gjestet vizuale, akustike dhe prekëse që ata përdorin për të përshëndetur dhe si ndryshon mënya se si ata përshëndeten në varësi të faktorëve të tillë si gjinia. Vesta Eleuteri nga Universiteti i Vjenës në Austri, autorja kryesore e studimit të botuar këtë muaj në revistën “Communications Biology” shpjegon më shumë rreth sjelljes së tyre.
“Elefantët përdorin lëvizje të ndryshme kur ndahen ose bashkohen. Ata ngrenë ose përplasin veshët. Donim të dinim se kujt i drejtohen këto gjeste. Pra ,nëse ata përdorin më shumë gjeste kur kanë një elefant përballë dhe kur bëjnë veprime të shoqëruara me një tingull kur nuk kanë pranë askënd.
Elefantët , kafshët më të mëdha tokësore të Tokës, janë shumë inteligjentë, me kujtesë të mprehtë dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe komunikim të sofistikuar.Ne zbuluam se ata bëjnë gjestet ndaj marrësve të tyre duke përdorur ato vizuale kur marrësi po i shikon, dhe ato me tinguj me marrësin kur ata nuk janë prezent. Ata kombinonin thirrje të ndryshme si zhurmë ose ulërima me këto gjeste në mënyra të veçanta. Kjo është shumë interesante sepse ofron një panoramë më të përgjithme të të kuptuarit të asaj që ndodh gjatë këtyre përshëndetjeve. Ata shpesh përdorin komunikimin përmes feçeve, urinimit, por dhe sekrecione të ndryshme, të cilat mund të jenë një shenjë e entuziazmit që kanë për të parë njëri-tjetrin, por gjithashtu mund të jetë për shkak se elefantët kanë shumë ndjeshmëri në nuhatje. Pra, këto sekrecione në fakt mund t’i përcjellin disa informacione se kush janë ata, nëse janë në distancë, çfarë po ndodh me ta, sa të emocionuar janë, apo edhe gjendjen e tyre seksuale.”
Studimi tregon rreth 20 lloje gjestesh të shfaqura gjatë përshëndetjeve, duke treguar se elefantët i kombinojnë këto në mënyra të veçanta.
“Kur i afroheshin njëri-tjetrit, ata duket sikur e kërkonin njëri-tjetrin. Dhe pastaj e dinin se kush po vinte për t’i përshëndetur, dhe pastaj fillonin të afroheshin, lëviznin veshët duke i hapur. Kur ishin afër, ata angazhoheshin në një komunikim më të afët që ka të bëjë me prekjen. Ajo çfarë është tjetër interesante është mënyra se si ata e prezantuan trupin e tyre, e cila mund të ishte një ftesë për të hyrë në intimitet. Ajo që është shumë specifike është se janë elefantët femër që e bëjnë diçka të tillë, por jo ata meshkuj. Kjo është një shenjë nënshtrimi kur ata të bashkohen sërish,pasi kjo është shumë e rëndësishme për elefantët meshkuj.”
Interesante mbetet sjellja e dashur me njëri-tjetrin.
“Fakti që ata përshëndetën njëri-tjetrin vetëm 10 minuta pasi ata ishin ndarë për mua ishte e jashtëzakonshme pasi ne njerëzit nuk e bëjmë një gjë të tillë. Por për ata kjo është shumë e rëndësishme. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ata janë super të emocionuar kur takohen dhe preken me njëri-tjetrin. Kjo është një mënyrë për të treguar se sa të lidhur janë ata me njëri-tjetrin siç jemi ne me miqtë tanë.”
Përveç të tjerave, elefantët kanë një gjëndër të përkohshme, midis syrit dhe veshit, e cila lëshon një substancë të quajtur temporin që përmban informacion kimik në lidhje gjendjen emocionale dhe seksuale të një elefanti. Elefantët shpesh përdorin hundën e tyre për të kontrolluar gjëndrat e përkohshme të të tjerëve për të kuptuar më shumë rreth gjendjes së tyre emocionale.
“Elefantët janë shumë interesantë sepse janë kafshë të mëdha që mund t’ju shtrëngojnë në një sekondë. Por kur prekin njëri-tjetrin, ata janë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të butë, dhe ata janë kaq të dashur me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse për mua, elefantët janë të veçantë sepse më kujtojnë anën më të mirë të njerëzve, sepse ata janë aq empatikë dhe të mirë me njëri-tjetrin, saqë duhet të jenë një shembull i fortë për ne. Ata përdorin hundën e tyre në një mënyrë super të rafinuar dhe shumë, shumë të kujdesshme, kështu që ata janë të vetëdijshëm se mund të lëndojnë njëri-tjetrin, por nuk e bëjnë.”
Hulumtimi i ri bazohet në studimet e mëparshme të sjelljes përshëndetëse të elefantëve.
9 elefantët e vëzhguar, 4 femra dhe 5 meshkuj gjatë ditës lëviznin lirshëm në mjedisin e tyre natyror ndërsa gjatë natës ata mbaheshin në stalla. Përshëndetjet e përdorura nga elefantët femra përputheshin shumë me sjelljen e elefantëve të egër. Sjellja përshëndetëse e elefantëve meshkuj dukej se ndryshonte nga elefantët që jetonin në natyrë.
Klan News