Specialistët e futbollit në emisonin “Kampionët” kanë “përplasur” idetë e tyrë në lidhje me formacionin e mundshëm të trajnerit Nasgelsmann në çerekfinalen e cilësuar si finale e parakoshme, Spanjë-Gjermani.

Disa prej të ftuarve mendojnë se duhet të ketë një element surprizë nga ana e Nagelsmann për të përballur furinë e La Roja-s. Por specialisti i futbollit Arjan Peço mendon se trajneri gjerman duhet të ruajë filozofinë e lojës të ndjekur deri më tani.

Kastriot Çaushi: Dua t’ju provokoj juve. Kapiteni Gundogan nuk është në formën e tij më të mirë. Ka pozicion të ndryshëm nga Barcelona.

Bushi: Sistemi që luan Nagelsmann i përshtatet Gundogan, luan mes linjave. Pavarësisht që nuk ka intensitet, nuk ka shumë lojtarë që luajnë mes linjave.

Peço: Vertikaliteti është një nga karakteristikat e Nagelsmann. Kur humb topin drejt e pressing. Ai është një loj miksi i vertikalitetit dhe tiki-takës spanjolle. E përdor dhe tek ekipi gjerman sot. Ndërton me tre nga pas dhe me 4 mesfushorë. Gundogan ka shumë cilësi, luan ndërmjet linjave sepse ka Kroos dhe Andrich nga pas. Mendoj se mund të luajë Sane në vend të Wirtz. Nuk mund të hapet shumë në ndërtimin e lojës. Do të lëjë një statik në krah si Sane.

Kapllani: Mendoj se Sane i duhet më shumë në krah. Sane ka nje dinamik më të shpejtë se sa Wirtz. Ndoshta ndryshimi tjetër mund të jetë krahu i majtë. Nagelsmann luan me një Korridor qendror dhe ka shumë rotacion në skuadër.

Peço: A do të luajë me qarkulilim të shpejtë topi apo do të presë Spanjën poshtë. Nëse do të sulmojë gjithë kohën rrezikon nga sulmi spanjoll. Spanja luan shumë vertikal.

Bushi: Nuk diskutohet që Gjermania do të presë. Spanja nuk ta lë topin. Gjermania që më shumë do të riniset se sa do të niset. Luan Sane mendoj sepse do ta kapi Spanjën në kundërsulm. Nuk ia merr dot topin spanjollëve sepse kanë vite që luajnë me këtë mënyrë, kanë mbi 30 vite. Nuk ia merr dot topin kollaj. Nuk e lëshojnë topin, edhe pse mund ta humbin ndeshjen.

Peço: Nuk mendoj se Nagelsmann do të ndryshojë filozofinë e lojës sepse nuk e ndjekin dot lojtarët.

Bushi: Duhen shumë mënyra për të fituar nuk i del dot përballë Spanjës.

Bushi: Spanja ka marrë masa, skemat e përdorura nga gjermanët janë parë.

Kapllani: Goditje standarde, janë në favor të Gjermanëve sepse janë shtatlartë./tvklan.al