Në rast se nuk e keni vënë re, jashtë është shumë ftohtë. Por çfarë do të thotë saktësisht kjo për trupin tonë?
Dr Daniel Atkinson shpjegon për të përditshmen britanike
Metro
se temperaturat e ulëta kanë një efekt të ndryshëm për secilën pjesë të trupit tonë.
Truri
Pjesa e hipotalamus në tru përgjigjet nga fundi i indeve nervove dhe çliron hormone në përpjekje për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të mbajtur organet vitale të ngrohta.
Kur ndodh kjo, enët e gjakur ngushtohen.
Kur trupi ekspozohet për një kohë të gjatë ndaj të ftohtit ekstrem, funksioni i hipotalamusit mund të ndikojë në procesin e të menduarit, kështu që njeriu mund të humbasë pak aftësinë për të menduar qartë.
Zemra
Trupi do të ketë nevojë të konsumojë më shumë oksigjen dhe të pompojë më shumë gjak rreth organeve vitale, në mënyrë që të ruajë temperaturën konstante të trupit, kështu që zemra vihet në lëvizje për të përmbushur këtë kërkesë.
Flokët
Hormonet e lëshuara nga hipotalamusi bëjnë që lëkura të veprojë si një element izolues, për të mbajtur trupin ngrohtë. Kjo shkakton që flokët të elektrizohen.
Hunda
Lëkura në pjesën e brendshme të hundës mund të bëhet e thatë dhe e plasaritur në mot të ftohtë dhe e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta.
Mushkritë
Zakonisht, hunda, goja, fyti, preken nga i ftohti para se të arrijë në mushkëri.
Por në qoftë se ajri është shumë i ftohtë për trupin, atëherë indet e muskujve brenda traktit të frymëmarrjes mund të shkaktojnë edhe spazma, duke çuar në vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje./tvklan.al