“Identifikimi i njërit prej viktimave i vështirë nga dekompozimi”
Në orët e vona të së enjtes është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec trupi i një personi te dekompozuar, i seksit mashkull.
Ai është konstatuar nga dy peshkatarë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij misteri. Dekompozimi i trupit e bën më të vështirë identifikimin e viktimës.
Ndërsa po sot një 73-vjeçar nga Lushnja u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës. Dyshohet se i ndjeri ka pësuar atak kardiak pas hyrjes ne det.
Tv Klan