Një besimtar mysliman lexon Kuranin para lutjeve të së premtes në një xhami afër Prishtinës më 28 shkurt, një ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit
Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisën më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 Mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.
Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.
Një besimtar mysliman lexon Kuranin para lutjeve të së premtes në një xhami afër Prishtinës më 28 shkurt, një ditë para nisjes së Muajit të RamazanitPalestinezët në Han Junis të Rripit të Gazës blejnë sendet që ju duhen për Muajin e RamazanitNjë burrë shet fenerë dekorativë për Ramazan në Qytetin e Vjetër të JerusalemitGra dhe vajza në Xhakarta të Indonezisë duke recituar Kuranin gjatë Muajit të RamazanitNjë palestinez shet hurme dhe sende të tjera në tregun Zavija në Qytetin e Gazës më 28 shkurt 2025Një besimtar mysliman duke u lutur në një xhami në Bishkek të KirgizisëDekorime në formë të yllit dhe gjysmëhënës shihen të varura në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në prag të nisjes së agjërimit nga myslimanëtPalestinezët kalojnë pranë një grafiti dhe rrënojave të ndërtesave në Han Junis, teksa bëhen gati për agjërimNjë shitës përgatit Kajla, një ëmbëlsirë tradicionale për Ramazan Karaçi. 28 shkurt 2025Palestinezët blejnë gjëra ushqimore për Muajin e Ramazanit në një treg në Han Junis të GazësBesimtarët myslimanë gjatë namazit të teravive në xhaminë Al-Alksa më 28 shkurt 2025Besimtarët duke u lutur në prag të Ramazanit në një xhami në Kajro të Egjiptit më 28 shkurt 2025