Ka filluar muaji i Ramazanit, periudha më e shenjtë e kalendarit hënor. Miliona besimtarë myslimanë agjërojnë duke treguar përkushtimin e tyre ndaj besimit.
Por edhe nëse nuk i përkisni besimit islam, ka një etikë mirësjelljeje ndaj besimtarëve që agjërojnë. Më poshtë ju rendisim disa këshilla se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni kundrejt tyre.
1. Mund të hani para një besimtari që agjëron….
Për 30 ditët e Ramazanit, myslimanët nuk hanë apo pinë gjatë ditës. Kjo s’do të thotë që ju nuk mund ta bëni këtë para tyre.
2. …por mos u përpiqni të organizoni një drekë pune
Mund ta ftoni dikë që agjëron, por mirëkuptojeni nëse refuzon ushqimin dhe mos i kërkoni që të prishë agjërimin.
3.Nuk keni pse të agjëroni me ta…
Patjetër që mund ta bëni nëse dëshironi ta provoni. Por edhe nëse veproni ndryshe, kjo nuk do të ndikojë te besimtari.
4. …por mund t’u bashkoheni për iftar
Iftari është vakti pas perëndimit të diellit. Besimtarët shpesh mblidhen së bashku. Kushdo mund të bashkohet.

5.Nuk ka pse ta dini kur nis…
Muaji i Ramazanit nuk është si Krishtlindja që ka një datë fikse. Ai përcaktohet nga kalendari hënor dhe data ndryshon çdo vit.
6. …por mund të përshtateni
Nëse kolegu juaj ju kërkon që të ndryshojë orarin e punës për t’u larguar më herët, përpiquni ta lehtësoni këtë pjesë.
7. Mund ta merrni me vete një besimtar mysliman për të pirë kafe…
Jo, ai nuk do të pijë asgjë, por mund t’ju shoqërojë teksa pushoni.

8. Mund ta uroni një besimtar…
Fraza si “gëzuar Ramazanin” apo “agjërim të lehtë” janë mëse të pranuara prej tyre.
9. …por s’duhet të thoni “edhe unë duhet të agjëroj që të humbas peshë”. Muaji i Ramazanit nuk ka këtë qëllim, por pastrimin e trupit, mendjes dhe shpirtit./tvklan.al