Më në fund zbulohet receta e Mbretëreshës Elisabet
Çdo Krishtlindje, Mbretëresha Elizabet ka për traditë të gatuajë pudingun e famshëm mbretëror. Askush nuk ia dinte recetën dhe shumë kuzhinierë u shokuan nga fakti që një nga ingredientët e kësaj ëmbëlsire ishte birra.
Në një video Live në Instagram, përgatitësit ndanë sekretin. Për të përgatitur dy ëmbëlsira 1 kilogramësh iu nevojiten:
250 gram rrush i thatë i zi
250 gram rrush i thatë kaf
185 gram rrush i thatë i bardhë
150 gram lëvozhga të qëruara
250 gram suet vegjetarian
90 gram miell
12 gram erëza të përziera
2 vezë të plota
180 gram sheqer
275 ml birrë
40 ml rum
40 ml brandy
Përgatitja:
Miksoni ingredientët e rrushit të thatë. Përziejini. Shtoni vezët dhe lëngjet. Hidhni vaj në gropëzën e hapur në mes të saj. Mbusheni me ujë në 3/4 , mbulojeni me alumin. Ngroheni për gjashtë orë në ujë të vakët. Kur të ftohet mbështilleni me letër dhe lëreni në një vend të thatë. Në ditën e Krishtlindjeve ringroheni për 3-4 orë./tvklan.al