Veza e fërguar është ushqimi i preferuar dhe më i lehti për të gatuar në mëngjes. Njerëzit gatuajnë vezë në mëngjes sepse nuk merr shumë kohë dhe është një ushqim që ju mban të ngopur gjatë ditës.
Ju mund t’i gatuani ato në një tigan, disa të tjera preferojnë mikrovalën. Por një kuzhinier i famshëm ka deklaruar se të gjithë po bëjmë një gabim. Nuk i hedhim një përbërës që e çon gatimin e vezës në një nivel tjetër.
Mjeshtri i kuzhinës Alton Broën thotë se vezës gjithmonë duhet t’i shtoni një lugë çaj majonezë dhe një lugë çaj ujë para se të fërgohen.
Disa kohë më parë ai ka ndarë dhe disa këshilla të tjera për vezën e fërguar. Ai pretendon se duke e gatuar në një temperaturë të ultë, veza bëhet edhe më e shijshme. Sipas tij ne duhet ta largojë disa herë tiganin nga nxehtësia.
“Sekreti për një vezë të shijshme është ta gatuash më ngadalë se kurrë. Ato do jenë vezët më të mira që keni provuar ndonjëherë. Ajo duhet të jetë gjithmonë pak e lëngshme që të shijohet”, është shprehur kuzhinieri. /tvklan.al