Një i pasionuar pas pastrimit shpërndau për ndjekësit e tij në rrjetin social TikTok një metodë sesi të heqin yndyrat dhe papastërtitë nga enët për 30 minuta. Një kombinim mes sodës së bukës, kristaleve të sodës dhe uthullës së bardhë asgjëson edhe mikrobin më ‘kokëfortë’ nëse e lë të njomet për gjysmë ore.
Videoja e tij mori rreth 10,000 pëlqime dhe komente të tipit: “Duken fantastike”.
Djali besohet se është me origjinë nga Britania Madhe dhe herë pas here shpërndan video që mësojnë hiletë e rregullimit të rrobave, heqjes së mykut në dush.
Për enët dhe tavat ai hedh fillimisht sodën e bukës, më pas kristalet e sodës dhe së fundmi uthullën. Pastaj i fërkon me sfungjer dhe i lë të njomen. Rezultati është fantastik./tvklan.al