Përbërësit:
400 gr pana
200 ml qumësht
100 gr çokollatë
100 gr sheqer
30 gr borzilok
20 gr gjalpë
20 gr pana
10 gr xhelatinë
Përgatitja:
Vendosim në një tas panën dhe e rrahim derisa të fryhet.
Në një gotë mikseri hedhim qumështin, shtojmë në të borzilok dhe e bëjmë krem me mikser. Kremin e përgatitur e vendosim në një tigan dhe e lëmë të ziej. Ndërkohë në të shtojmë sheqer, xhelatinë dhe e përziejmë. Pasi të shkrihen të gjithë përbërësit bashkë e hedhim në tasin ku kemi rrahur panën dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Masën e përgatitur e kalojmë nëpër gota dhe i fusim në frigorifer që të mpiksen. Pasi të mpiksen vendosim mbi to çokollatë të grirë imët dhe është gati./tvklan.al