Pandemia e Covid-19 ka goditur fort ekonominë globale. Një ndër shtet më të prekura është Italia, dhe qeveria po shikon mënyra për të rifilluar industrinë turistike, si një ndër burimet kryesore të ekonomisë së saj. Nga Siçilia vjen një zgjidhje mjaft e zgjuar. Ishulli është gati të paguajë gjysmën e biletës së avionit si dhe një të tretën e kostos së pushimeve për çdo turist që ka guximin të kalojë disa ditë në brigjet e saj. Gjithashtu do të ketë lehtësira për të gjithë ata që duan të frekuentojnë vendet e kultit apo muzetë.
Ofertat do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të turizmit të ishullit, ndërsa qeveria ka premtuar se do të përdorë 50 milionë euro për të financuar këtë skemë. Ndërkaq një kompani afër Modenës ka hartuar një plan ndërtimi për të ruajtur shëndetin e pushuesve në bregdet gjatë muajve të verës. Projekti është zbuluar nga mediat italiane dhe ka të bëj me ndërtimin e një dhome xhami. Muret e saj do të jenë të lartë 2 metra, me madhësi 4.5 metra nga secila anë dhe të hapura nga lart. Por propozimi është hedhur poshtë nga pronarët e klubeve të plazhit, që e cilësojnë zgjidhjen si jo të duhur dhe kushdo turist që vjen nuk dëshiron të ndjehet si në një kotec pulash.
Humbjet në vend përgjatë muajve mars dhe prill nga sektori i turizmit përllogaritet në mbi 1 miliardë euro. Kjo nuk është hera e parë që në Siçili aprovohet një skemë e tillë për të joshur turistët. Vitin e shkuar qytetet e Mussomeli dhe Sambuca ofruar shtëpi për vetëm 90 euro dita, pasi numri i vizitorëve sa vinte e ulej.
Klan Plus