Duket se skandali i Diddy Combs nuk di të mbarojë! Në një artikull të “The Sun” shkruhet se ai bashkë me reperin e famshëm Jay-Z kanë përdhunuar një vajzë 13 vjeçare. Bazuar në hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se Combs ka abuzuar, ngacmuar, përdhunuar, fyer e kërcënuar një sërë vajzash dhe grash për vite me radhë, ku përfshihen dhe ato të mitura.

E siç duket, shoku i tij i ngushtë Shawn Carter apo Jay-Z përveçse ka qenë dëshmitar i këtyre krimeve, edhe ka marrë pjesë në to.

Më 7 Shtator 2000, Jane Doe u mundua të futej pa biletë në VMA (Video Music Awards) në New York. Teksa iu afrua limuzinave luksoze të parkuara jashtë vendit ku po mbahej eventi i rëndësishëm muzikor, një prej personave që punonte për Diddy-n e ftoi atë në festën e orëve të vona. Sipas hetuesve, ai ka thënë “se ajo ishte fiks çfarë po kërkonte reperi”.

Më pas u mor me makinë për në vendin ku po mbahej festa ku nënshkroi edhe një marrëveshje. Doe ka parë me sytë e saj si shpërndahej marijuanë e kokainë në atë vend. Më pas, një kamariere i ofroi një pije e cila e ‘trullosi’ në pak sekonda. Ajo ka thënë para hetuesve se kur u zgjua e pa veten të shtrirë në një dhomë që kishte vetëm një krevat brenda. Më pas rrëfen ajo, janë futur në dhomë Diddy dhe Jay-Z.

“Diddy dukej i tmerrshëm, më tha je gati për festë!”, ka thënë ajo. Ishte Jay-Z sipas saj ai që fillimisht e zhveshi dhe e përdhunoi. Joe tregon se arriti t’ja mbathë nga ajo shtëpi duke shkuar në një pikë karburanti, ku më pas telefonoi babain e saj. 20 vite më vonë, thotë se ende e vuan këtë dramë të jetës së saj që e ka bërë të rrijë larg njerëzve dhe të ketë frikë të nisë marrëdhënie normale.

Sigurisht Jay-Z ka mohuar këto akuza, duke thënë “se e vetmja gjë për të cilën i vjen keq është familja e tij”.

“Unë dhe gruaja ime duhet të qetësojmë fëmijët tanë, njëri prej të cilëve është në moshën që ka akses në internet ose shokët mund t’ja tregojnë këto thashetheme. Këto akuza janë mizore. Keni bërë gabim të madh kur keni menduar se të gjithë të famshmit janë njësoj. Unë nuk jam i tillë, kam rregulla strikte sa i takon moralit e nderit”, ka thënë ai.

Aktualisht, Diddy është një një burg në New York i akuzuar për një sërë krimesh seksuale.

/tvklan.al