Rrjetet sociale dhe mediat janë ‘pushtuar’ nga skandali i reperit të famshëm Sean ‘Diddy’ Combs. Ky i fundit do përballet me më shumë se 100 akuza të reja. Gjykatësi Tony Buzbee ka dhënë disa detaje për çështjen duke theksuar se “është zbuluar sekreti më i madh në industrinë e argëtimit në botë”.

Të paktën deri më tani, 120 persona kanë dëshmuar kundër reperit. Sipas Buzbee, ata janë ‘viktima’ të përdhunimit në festat e famshme që organizonte këngëtari.

“Gjysma e tyre janë burra dhe gjysma gra, nga 25 shtete të ndryshme të Amerikës”, tha gjykatësi. Ai shtoi se ‘ai me skuadrën nuk do lënë gur pa lëvizur për të vënë të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë para drejtësisë’.

Ajo që është akoma më tronditëse është fakti se një pjesë e tyre pretendojnë se kanë qenë të mitur kur janë abuzuar. Pra akuzave do u shtohet edhe ‘abuzimi ndaj fëmijëve’.

Dyshohet se gjithçka ka nisur në vitin 1991, por shumica e festave janë realizuar pas 2015-ës. New York, Los Angeles dhe Miami! Këto ishin 3 vendet ku reperi me ‘grupin’ e tij organizonte festat, kryesisht në hotele ose rezidenca private. Buzbee deklaroi se zakonisht ato bëheshin me pretekstin e një albumi të ri muzikor, për Vit të Ri ose për të festuar ditën e Pavarësisë.

“Kishte shumë të rinj që donin të futeshin në tregun e muzikës. Atyre u jepej një premtim: Do bëhesh një yll!”

Madje një burrë kishte rrëfyer se hoqi dorë nga muzika prej abuzimit që Diddy bëri me të kur ai ishte vetëm 9 vjeç. Një tjetër ka thënë se reperi i premtoi ta bënte të suksesshëm, por vetëm nëse ai do e vizitonte te shtëpia e tij një natë. “Ai i ka kërkuar djaloshit seks oral”, tha gjykatësi.

Është zbardhur edhe rasti i një 15 vjeçareje e cila është përdhunuar në një festë të mbajtur në New York. “U jepnin pije para abuzimit”, theksoi Buzbee.

“Më në fund u shemb muri i heshtjes”, përfundoi ai.

/tvklan.al