Pas skandalit diplomatik mes Ekuadorit dhe Meksikës, stafi i ambasadës  meksikane do të kthehet në atdhe. Gjatë mesazhit të saj televiziv,  ministrja e Jashtme meksikane Alicia Barcena dënoi atë që ajo e cilësoi “agresion” ndaj stafit diplomatik.

“Sipas udhëzimeve të Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, ne po koordinojmë kthimin e të gjithë stafit tonë diplomatik në Ekuador së bashku me familjet e tyre pas sulmit të dhunshëm të kryer nga policia ekuadoriane në ambasadën tonë natën e së premtes më 5 prill.”

Incidenti diplomatik u shkaktua pasi forcat speciale të policisë së Ekuadorit arrestuan brenda selisë diplomatike ish-zv.Presidentin ekuadorian, Horge Glas.

I akuzuar dhe dënuar dy herë nga drejtësia për korrupsion, ish-zv.Presidentit i Ekuadorit, Glas që prej dhjetorit të vitit të shkuar kishte kërkuar strehim, duke kërkuar azil politik.

Ai cilësonte vendimin me natyrë politike dhe deklaronte se po persekutohej nga prokurori i përgjithshëm.

Po kërkesa për azil politik u cilësua nga qeveria e Ekuadorit si jo e mbështetur në ligjet ndërkombëtare ndaj dhe ndërhyri në atë që e cilëson si një akt në mbrojtje të sovranitetit kombëtar.

Arrestimi i Glas mbylli një javë të përshkallëzimit të tensioneve midis Meksikës dhe Ekuadorit, pasi autoritetet ekuadorinane e shpallën ambasadorin e Meksikës në Quito persona non-grata.

Klan News