Një grua në Kolumbi është sulmuar nga brejtësi më i madh në botë i llojit “Capybara”, teksa notonte në një liqen. Në pamjet e bëra publike nga mediat e huaja, shihet si brejtësi i kërcen në shpinë dhe fillon ta kafshojë, teksa gruaja ulëret me të madhe.

Skena e frikshme u filmua në Ciénaga të Kolumbisë Veriore, si më poshtë:


Të shumta kanë qenë komentet në rrjet, ku thuhet se pavarësisht se shpesh disa kafshë mund të na duken paqësore e të lezetshme, ato janë sërish të egra dhe duhet pasur shumë kujdes.

Capybarat zgjedhin pyjet dhe savanat për të jetuar, por gjithashtu pëlqejnë ujin. Jetëgjatësia e tyre mesatare është nga 8 deri në 10 vjet, ndërsa peshojnë nga 34 në 66 kg. Zakonisht nuk janë kafshë agresive, ato reagojnë vetëm në rastet kur provokohen ose kërcënohen.

/tvklan.al