Një sasi rekord prej 225 tonësh kokainë sekuestruan autoritetet kolumbiane që drejtuan një operacion të gjerë ndërkombëtar anti-drogë.
Mbi 400 persona ranë në pranga gjatë këtij operacioni 45-ditor të shtrirë në 62 vende të botës përfshirë edhe Amerikën Latine, ku në total u sekuestruan rreth 1400 ton lëndë narkotike, krahas kokainës edhe 128 ton marjuanë dhe u shkatërruan gjatë procesit të kultivimit 1 044 tonë fidanë në zonat kufitare mes Brazilit dhe Paraguajt.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kurrë më parë, autoritetet kolumbiane nuk kishin sekuestruar një sasi aq të madhe kokaine në një operacion të vetëm. Sasia është sa një e treta e totalit vjetor rekord të kokainës së sekuestruar në 2022-shin, 671 ton.
Operacioni ishte i gjithëanshëm dhe u godit trafiku detar e tokësor i narkotikëve. Në të morën pjesë 127 institucione policore e ushtarake në gjithë botën.
Tv Klan