Rënie të dukshme të kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, parasheh sondazhi i fundit.

Kjo sipas analistëve vjen si pasojë e premtimeve të shumta nga Vetëvendosje dhe pritjet e mëdha të votuesve ndaj këtyre premtimeve, të cilat nuk janë realizuar.

Madje sipas Demhasajt, shumë vota në Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara ishin si votë ndëshkuese ndaj partive të tjera.

Sipas këtyre sondazheve, një opozitë e bashkuar do të përbënte shumicën, pasi nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, LDK do të kishte 18.22% të votave, PDK 17.19 ndërsa AAK dhe Nisma 12.44.

Sondazhi është realizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Informim Publik (ISRN) në bashkëpunim me disa institute të tjera me 1350 respodentë në shtatë komuna të Kosovës.

Tv Klan