Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus, ka pranuar se do të donte të kishte në skuadrën e tij sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah.
Statusi i 32-vjeçarit si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe futbollisti i profilit më të lartë arab në botë e kanë bërë atë një objektiv kryesor për Ligën Saudite.
Salah është golashënuesi më i mirë i Premier League këtë sezon me 22 gola, por e ardhmja e tij në Liverpool mbetet në ajër.
Kontrata aktuale skadon në fund të sezonit dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje për rinovim. Ai është i lirë të nënshkruajë një parakontratë me cilën palë ofron më shumë.
Al Hilal po kërkon një emër të madh për të zëvendësuar Neymar pas një eksperiencë katastrofike me klubin.
Në një intervistë me median portugeze Canal 11, trajneri i Al Hilal, ka thënë se Salah është një lojtar i madh. Ai ka një mënyrë loje që do t’i përshtatej ekipit tonë.
Në Janar, ministri saudit i Sporteve Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal tha se do të donte ta sillte Salah në ligë.
Këto deklarata tregojnë qartë se cili është synimi i sauditëve. Tashmë i mbetet Salah të thotë sa kushtojnë shërbimet e tij.
Tv Klan