Banka Botërore ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër, një financim prej 120 milionë USD mbështetje për Shqipërinë.

Tri fushat kyçe që mbështeten janë Forcimi i qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore, zgjerimin e tregut të energjisë, duke nxitur burimet e rinovueshme dhe rritjen e efiçencës së energjisë; si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.

Sipas Bankës Botërore, programi i ri do ndihmojë Shqipërinë të adresojë sfidat kryesore në këto fusha dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të mbështetur shtresat në nevojë të popullsisë.

Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie dhe politikë monetare të qëndrueshme.

Tv Klan