“Funksioni i deputetit, jo mbizotërues ndaj masës së sigurisë”
SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për leje, që si deputet i Kuvendit të merrte pjesë në seancat parlamentare.
Kërkesa e dorëzuar nga avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, u shqyrtua nga dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët vendosën mospranimin e saj.
Mbrojtja argumentonte se leja ishte e domosdoshme në mënyrë që Berisha të ushtronte detyrën e tij si deputet.
Por dy prokurorët thonë në vendimin e mospranimit se “e drejta e ushtrimit të profesionit nuk është mbizotërues ndaj masës së sigurimit të caktuar nga Gjykata, atë të arrestit në shtëpi”.
Ata gjithashtu shtojnë se kërkesa për leje nuk ka bazë ne Kushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin penal dhe në këtë mënyrë nuk mund të pranohet.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i hetuar me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit Partizani në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, do të pytetet nga SPAK në 23 Janar.
Tv Klan