Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Hetimet për kompleksin Partizani

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,...

Qershor 18, 2024

Shtyhet seanca për ankimimin e Berishës

Avokati: Gjyqtarja synon t’i djegë mandatin Gjykata e Posaçme e gjeti veten në pamundësi këtë të enjte për të marrë në shqyrtim ankimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, kundër vendimit të SPAK që nuk i dha leje për të shkuar në Kuvend. Shkak sipas gjyqtares Irena Gjoka, u bë firmosja e njoftimit për seancën, jo nga...

Shkurt 1, 2024

SPAK nuk e lejon Berishën të shkojë në Kuvend

“Funksioni i deputetit, jo mbizotërues ndaj masës së sigurisë” SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për leje, që si deputet i Kuvendit të merrte pjesë në seancat parlamentare. Kërkesa e dorëzuar nga avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, u shqyrtua nga dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët vendosën...

Janar 19, 2024

“Të merret në pyetje më 18 Janar” SPAK njofton ish-kryeministrin Berisha, avokatët kërkojnë datë tjetër

Avokatët e ish-kryeministrit: Kemi impenjime të tjera SPAK ka njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha për t’u marrë në pyetje ditën e enjte (18 Janar) për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të caktohet një datë tjetër për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi...

Janar 16, 2024

Kërkesa në SPAK, Berisha kërkon të shkojë në Kuvend

Ish-kryeministri: Në funksion të përmbushjes së detyrës Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kërkojnë shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Kërkesa është paraqitur në SPAK bërë nga avokatët e tyre. Në të, ata argumentojnë se si mbrojtës të Berishës dhe Malltezit për shkaqe objektive pune dhe familjare...

Janar 16, 2024

Berisha: Arrestimi im, hakmarrje politike e Ramës

“Izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie” Hakmarrje politike e ka cilësuar lideri i opozitës, Sali Berisha, vendimin e Gjykatës së Posaçme për ta izoluar atë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore. Nga banesa e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se masa e dhënë ndaj tij tregon më...

Dhjetor 30, 2023

SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të Berishës, reagon ish-Kryeministri

Pasi SPAK kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, ky i fundit ka reaguar në një konferencë për gazetarët në lidhje me lajmin. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se do të respektojë vendimin e parlamentit. Sali Berisha: Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të...

Dhjetor 12, 2023

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ Avokatët e Malltezit shtesë në ankimimin në Apel

Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë shtuar një ankimim shtesë në ankiminin që kishin bërë në Gjykatën e Posaçme të Apelit në lidhje me masën e sigurisë “arrest me burg” që është lënë në fuqi ndaj tij. Gazetarja Glidona Daci në një lidhje direkte me Klan News ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë...

Nëntor 13, 2023

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ Berisha: Procesi më legjitim, prokurorët e Ramës nuk gjetën asnjë provë

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” është procesi më legjitim i bërë ndonjëherë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, Berisha pretendon se në dosjen hetimore të SPAK nuk ka asnjë provë për të ngritur akuza penale ndaj tij. Sali Berisha: Ju garantoj se ai është procesi më legjitim që mund të...

Tetor 28, 2023

“Partizani”, rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja “Partizani”. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci e cila thotë se kërkesa e palës mbrojtëse të ish-kryeministrit Sali Berisha është rrëzuar nga gjyqtarja Flora Hajredini. (Lexo më shumë) Pala mbrojtëse e kryedemokratit e dorëzoi sot paradite shkresën zyrtare për...

Tetor 26, 2023