Të infektuarit e burgut 313 në qeli të ndara
Spitali i burgut do të funksionojë vetëm për të prekurit nga Covid-19, pasi aty do të izolohen personat e infektuar. Janë 14 të paraburgosur në burgun 313 në Tiranë, që po trajtohen në qelitë e përshtatura për regjimin 41 Biz.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, por do të transferohen në spitalin e burgut për t’u mbajtur nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor.
Nisur nga kjo situatë disa prej të burgosurve kanë kërkuar të lirohen dhe të qëndrojnë në këtë periudhë në banesë.
Tv Klan