Prag kampionati, si po e presin shqiptarët e për kë bëjnë tifo?


Kampionati Europian i futbollit nis pas vetëm dy ditësh dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.Në këtë kampionat ka mundur të kualifikohet edhe kombtarja kuq e zi, gjë që e bën edhe më të rëndësishme këtë ngjarje sportive. Ne kemi pyetur qytetarët, se për cilën skuadër do të bëjnë tifo dhe si do ta përcjellin kampionatin.

32 vjeçari humb këmbën në aksident, s’merr dot dëmshpërblimin


Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, tregon për “Stop” në Tv Klan se në vitin 2019 ka bërë aksident me motoçikletë dhe ka humbur njërën këmbë. Ai thotë se i kalon ditët me shumë vështirësi, pasi përveç problemeve fizike aksidenti i ka dhënë edhe shqetësime emocionale. Adriatiku ka dëshirë të bëjë një kurs për berber.

Pas aksidentit, ka fituar gjyqin për dëmshpërblim ku e paditur ishte Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shuma e përfituar është mbi 50 milionë. Por edhe pse ka marrë dy avokatë, asgjë nuk është bërë për të marrë paratë që i takojnë.

Avokati Romarjo Meminaj thotë se do të interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit. Kolegia e tij është me leje lindjeje.

Gazetari i “Stop” u interesua te Byroja, por përgjigja e thatë që mori ishte se rasti do të shihet me përparësi.

I vdes burri, kalvari dy vjeçar për të rimarrë mbiemrin e vajzërisë


Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan tregon se prej 4 vitesh ka hapur proces gjyqësor, por ende nuk është thirrur në gjykatë. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo kërkon të ndryshojë mbiemrin e të kalojë te mbiemri i vajzërisë. Ndonëse ka marrë avokat, asnjë gjë nuk është bërë që nga viti 2022.

Çështja është në Gjykatën Administrative të shkallës së parë me gjyqtar Ledio Sali, por nuk ka një datë për seancë gjyqësore. Zonja shkon herë pas here në sekretarinë e gjykatës ku vetëm i konfirmojnë se nuk është caktuar datë për çështjen e saj.

/tvklan.al