Kerkoi 500 euro dhe seks per kujdestarine e vajzes, iken gjyqtari Hysi.
Emisioni Stop publikoi ne 8 janar 2019 një histori tronditëse të një nëne të divorcuar, që jetonte në Francë dhe po kërkonte ligjërisht kujdestarinë e vajzës së saj. Gruaja rrëfeu, se ishte përballur me kërkesën për shuma parash, madje edhe raport seksual nga ana e gjyqtarit të Fierit Roland Hysi.Në këtë pikë ajo u detyrua t’i japë 500 euro gjyqtarit Hysi, por ky i fundit nuk u mjaftua, duke i kërkuar edhe seks. Në tetor 2019 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda njoftoi dënimin e Roland Hysit me 4 vjet e 6 muaj burg, të konvertuar në tre vjet, për shkak të gjykimit të shkurtuar.Por, kur dukej, se drejtësia i kishte mbyllur në këtë mënyrë, hesapet me gjyqtarin Roland Hysi, kreu i ILD-së Artur Metani, i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin nga detyra të Hysit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare për të, kërkesë, që u miratua pasditen e së hënës.
Skandali/ Rikonstruksioni nxjerr nga materniteti grate qe sapo kane lindur.
Një skandal po ndodh këto ditë në maternitetin e ri “Koco Glozheni”. Për shkak të rikonstruksionit të maternitetit, gratë, që sapo kanë lindur janë nxjerrë jashtë, pasi nuk kanë se ku të rrinë. Disa prej tyre, thonë, se janë ende me qepje, por kthehen në maternitet, për të parë vogëlushët e për t’u dhënë gji. Disa të tjera detyrohen të marrin edhe shtëpi me qira, pasi vijnë nga rrethet.
Kamera e fshehte/ Uji Shpati, si “s”lahen e ambalazhohen bidonet e ujit.
Në kushtet, kur higjena është nën vëmendjen e të gjithëve, për shkak edhe të pandemisë së covid 19, Stop sjell një tjetër rast abuzimi me shëndetin e qytetarëve. Firma e ujit Shpati përvecse ka ambiente të ndotura, i riciklon bidonët e ujit, duke bërë sikur i lan. Në higjenizimin e bidonëve nuk përdoret asnjë teknologji, por lahen me dorë nga punëtorët. Këto shishe e bidonë përdoren sërish për të ambalazhuar ujin “e pijshëm”, që shitet më pas në dyqane e supermarkete, për ta ardhur deri te konsumatori.