Fëmijët dhe pasioni për emisionin “Stop”.
Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, duke kërcyer e duke argëtuar me nisjen e emisionit “Stop” e duke u përpjekur të imitojnë balerinat tona. Disa prej këtyre të vegjëlve vijnë në pjesën e parë të programit. Ata janë fëmijë nga e gjithë Shqipëria, por edhe që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Vore/Gjokaj, mësuesja merr lejën e lindjes, nxënësit bëjnë mësim me edukatoren.
E drejta për arsimim vlerësohet si një e drejtë për cdo individ.Por prindërit e fëmijëve të klasës së dytë dhe të katërt të shkollës “Gjokaj”, në Vorë kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mësueses për fëmijët e tyre.Ata thonë, se mësuesja e fëmijëve të tyre mori lejen e lindjes para 4 muajve dhe që prej asaj kohe, fëmijët nuk ka kush t’i mësojë. Gjatë kësaj kohe kanë ardhur dhe dy arsmitare të tjera, por nuk kanë qëndruar gjatë, pasi kanë gjetur vend tjetër pune. Aktualisht fëmijëve u jep mësim edukatorja. Në Drejtorinë e shkollës dhe Zyrën Arsimore askush nuk jep shpjegim, se cfarë do të ndodhë.Në ZA-në e Vorës, na thuhet se janë në dijeni të problemit dhe kanë ezauruar listën e mësuesve të portalit. Pas kësaj i janë drejtuar me shkresë Drap. Pas disa interesimeve të gazetares së “Stop” morëm lajmin, se mësuesja e re ka firmosur kontratën dhe fëmijët e klasës së dytë dhe të katërt të shkollës Gjokaj, nuk do të bëjnë mësim me edukatoren.
“Stop” dhe “Firdeus” ndihmojnë Elonën me probleme në shtyllën kurrizore.
“Stop” i rikthehet problemit shëndetësor të Elona Collakut, vajza me probleme në shtyllën kurrizore, të cilën stafi ynë e ka ndjekur, që kur ishte foshnje e deri sot, që është 6 vjec.Në vitin 2018,emisioni “Stop” bëri të mundur transferimin e Elonës dhe të familjes së saj nga Korca në Tiranë.Sot “Stop” në bashkëpunim me fondacionin “Firdeus” dhe Elvis Nacin, mundësuan 1000 mijë euro të tjera për një bust për Elonën, për shkak të deformimit të shtyllës kurrizore. “Stop” bën apel edhe për 1500 euro të tjera, pasi Elonës i duhen edhe proteza të reja, për shkak se fiziku i saj ka ndryshuar.