Takimet ne kohen e koronavirusit, kembet zevendesojne duart.
Presidenti i Tanzanisë ka dalë para mediave, duke u takuar me këmbë me një eksponent të opozitës, për të shmangur kontaktin në kuadër të masave paraprake për mbrojtjen nga koronavirusi.Ndërsa kancelarja gjermane Merkel ka tentuar të takojë njërin prej anëtarëve të kabinetit në mbledhje, por ai ka refuzuar t’i japë dorën, sërish si masë ndaj koronavirusit.
Fier/ Nga skandali seksual te helmimi ne shkolle, por Besa Shahini nuk tutet.
Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier përfunduan në spital, të dyshuar si të helmuar. Ngjarja u përsërit ditën e djeshme në përmasë më të madhe.Shumë prindër, por edhe një mësues denoncuan masat e shkollës, që nga njëra anë mbyllet me celës si burg, por nga ana tjetër nuk bëri asgjë pas incidentit të parë.Pas ngjarjes së djeshme, në shkollën “Janaq Kilica” mbërriti me urgjencë ministrja e arsimit Besa Shahini, e cila në një reagim për gazetarin e emisionit “Stop”, vijoi në linjën e arrogancës, duke mos dhënë shpjegime për skandalin seksual në shkollën e mesme artistike në Fier.Ministrja u mjaftua të kërkonte pyetjet me shkrim, edhe pse shumë të tilla drejtuar nga emisioni “Stop” kanë mbetur pa përgjigje në tryezën e saj.Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, i kërkoi ministres dorëheqjen pas skandalit seksual të zbuluar dhe transmetuar nga emisioni “Stop”.
Shkoder/ Dy masa e dy vendime per te njejten veper penale.
Zef Përndoj nga Shkodra, në mars 2017 është arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Gjykata e shkallës së parë e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Zefin dhe shoferin tjeter. Ndërsa pronarin e linjës së autobusëve, ku ata punonin e dënoi me vjet burg 8 vjet. Ky e fundit e coi cështjen në Apel dhe pas një kalvari, prokuroria e Shkodrës kërkoi masën “arrest shtëpie” për të dytën herë. Juristi Clirim Gjata shpjegon situatën dhe thotë, se gjithcka mund të ishte evituar, nëse do të kishim një Gjykatë të Lartë funksionale.