Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Babagjyshi modern vjen me parashutë, video
Një video tregon, se babagjyshi sivjet nuk vjen me slitë, por me parashutë.Një tjetër episod, që lidhet me festën, është një pemë bosh dhe e vogël, pasi sivjet, mesa duket nuk ka dhurata.
I përvetëson pronën kushërinjve, noterja e mëson ta godasë në gjykatë
Eflatun Tançica dhe dy motrat e tij janë emigrantë prej 25 vitesh në Itali.Si rrjedhojë e trashëgimisë nga mamaja, ai dhe motrat e tij, ishin pronarë të një prone afër Pallatit me Shigjeta.Në vitin 2019 ata i lanë një prokurë të përgjithshme djalit të tezes Artan Katroshi, që të lidhte kontrata me ndërtuesin në emër të tyre, pasi mbi këtë truall do të ndërtohej.Sipas ekspertit dhe këshilltarit Fatmir Laçej, në asnjë rresht të prokurës, nuk flitej për tjetërsimin e pronës së Eflatunit dhe motrave të tij. Sipas tij, nuk duhet të lidhej kontratë dhurimi sic bëri noterja Margalina Dauti në vitin 2020, duke ia kaluar pronën e kushërinjve, djalit të tezes, për të lidhur kontrata në emër të tyre me ndërtuesin dhe duke ia kaluar pronën vetes.Eflatuni takon edhe kushëririn e tij Artan Katroshi, dhe ky i fundit i thotë në fund, se do shpenzojë deri në pikën e fundit, që Eflatuni të mos e marrë kurrën pronën e vet.Më pas denoncuesi shkon te noterja Margalina Dauti, ku është bërë kontrata e dhurimit, dhe zonja Dauti shtiret, sikur nuk e mban mend rastin në fjalë. Por ajo shprehet, se Eflatuni mund ta godasë këtë kontratë, sepse ajo është bërë gabim.
Sheron kancerin, është e sigurtë, mashtrimi me produktet online
Prej vitesh shumë shërbime i kryejmë online. Është parë dhe faktuar, se shumë abuzues e kanë më të lehtë të lulëzojnë në platforma dixhitale. Jo pak raste janë denoncuar në redaksinë tonë, për produkte, që rezultojnë mashtrim. Rrjeti është i tejmbushur me profile të pabesueshme, të cilët peshkojnë viktimat, që duke u joshur nga cmime të arsyeshme, bien pre e mashtrimeve.Një nga rastet flagrante është për një produkt, për të cilin thuhet, se shëron kancerin.Duke parë se faqja Bota Bio Shop reklamonte vajin e gurit me vlerë 20 euro, që shëron kancerin, ne bëmë një porosi të tillë, ku na u theksua, se vaji i gurit shëron kancerin, pa na pyetur fare, se për cfarë kategorie tumorale e duam. Bruna Shiroka, mjeke, shpjegon, se është për të ardhur keq, sesi mund t’i besohet internetit dhe jo mjekut, madje as terapisë.Edhe për mjekun alternativ, Irfan Gjeci, duhet bërë kujdes i madh për produktet, që tregtohen në platformat dixhitale.
/tvklan.al