Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Pasi pashë emisionin, ja si e bëj vajin e ullirit”, humori i qytetarit, video

Një qytetar ka sjellë një video në redaksinë tonë. Ai thotë, se ka ndjekur me vëmendje emisionin, mbi përzierjen dhe mashtrimin me vajin e ullirit dhe ka vendosur ta bëjë vetë atë. Jemi në Vlorë me qytetarin

“Casa Tatjana”, bën konviktet shtetërore hostel, konflikt me qiradhënësin

Shkëlqim Meta, i cili tregon, se në vitin 2022 i jep me qira objektin e tij Tatjana Bullës dhe bashkëshortit të saj për restorant tradicional, për 4 vjet. Por qiramarrësit e kthejnë atë në hostel. Shkëlqimi bën revokim të kontratës, por bashkëshortët Bulla nuk e lirojnë objektin, megjithëse tani jaanë drita dhe ujë.Ne u takuam me zonjën Bulla, por ajo pretendon, se është në rregull me shtetin, pasi ka ndryshuar niptin. Ajo nuk merr fare në konsideratë ndryshimin e njëanshëm të kontratës me qiradhënësin.Ne mësuam, se Tatjana Bulla, para se të merrte objektin e zotit Shkëlqim Meta, kishte qëndruar në konviktet shtetërore të shkollës mjeksore të Vlorës, ngaku e kishin nxjerrë me polici, pasi publikonte hapësirat shtetërore i reklamonte për hostel.Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet, konstatoi shkelje e tha, se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.

Denoncimi: Nuk regjistroj dot pronën e babait, kanë zhdukur dokumentin

Grisilda Malecaj, një qytetare nga Lezha tregon, se nuk mundet të regjistrojë pronën e babait, që e ka fituar me AMTP në vitin 1996. Për shkak, se nuk gjendet AMTP origjinale, Kadastra nuk e regjistron. Qytetarja dyshon, se amtp origjinale e kësaj prone është zhdukur në zyrat e institucioneve, ndaj i është drejtuar edhe prokurorisë, e cila nuk e ka nisur procedimin, pasi e konsideron një problem administrativ. Për këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-drejtuesi i kadastrës së Lezhës, i cili ka shpjeguar, se amtp-të si të rregullta dhe ato të parregullta, janë marrë në dorëzim nga ish-ZRPP që para 20 viteve.Megjithëse në tërësi instiucionet vendore janë shprehur mbi vërtetësinë e kësaj prone, nuk dihet, se pse Kadastra nuk ka lëshuar dublikatë dhe më pas ta certifikojë këtë pronë.

/tvklan.al