Sfida me e re e Rames: po prezantojme programin televiziv?!…
Kryeministri Rama ka zhvilluar si cdo të mërkurë takimin e bashkëqeverisjes me qytetarët. Këtë rradhë Rama u shfaq si prezantues i programit televiziv, teksa tha, se takimi i dedikohet rubrikës më të re, që ka të bëjë me problemet e sipërmarrjes. “Stop” sjell një video paralelizuese të Edi Ramës me prezantueset e programit në TVSH-në e para vitit ’90. “Zëri i Amerikës” transmetoi një material, kur tregohej, se para 15 vjetësh vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.Por sot ky numër ka arritur në 150 shqiptarë.
Bathore/ raporti i aftesise per pune merret me 12 mije leke pa bere vizita.
Problematika e rradhës na con në Bathore, pasi një banor i zonës ka një problem me qendrën shëndetësore. Mjeku i familjes, Elidjan Behluli, i ka marrë 1 200 lekë të reja për një raport mjekësor, që tregon aftësinë për punë, por pa i bërë asnjë kontroll. Procedura normale për këtë raport parashikon 5 kontrollet e nevojshme dhe kushton 200 lekë të reja.Të njëjtën gjë, me shitjen e raportit mjekësor, e bën edhe kolegia e tij, Fatbardha Dervishi.Të dy mjekët në fjalë janë filmuar, duke marrë para për këtë procedurë. Por kur i pyet gazetarja me kamera e mikrofon, mohojnë cdo gjë.
Akt-ekspertimi qe provon falsikimin e vendimit nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Rreth 1 vit më parë, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan, denoncoi ekzistencën e dy vendimeve identike me sipërfaqje të ndryshme për pronën e saj. Njëri prej vendimeve është i falsifikuar nga gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu.Pas publikimit të ‘Stop”,Prokuroria e Krimeve te Renda nisi një hetim për këtë rast.Në një akt-ekspertimit, bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konstatohet, se vendimi i falsifikuar mban firmën e gjyqtares Pajtime Fetahu. Ndërsa firma e kryesekretarit është falsifikuar. Por si për cudi, Pajtime Fetahu vazhdon punën si gjyqtare në Elbasan, edhe pse është kapur me presh në duar.