Shkencëtarët kanë zbuluar se shqisa e nuhatjes te njeriu është shumë më e ndjeshme ndaj aromave sesa mendohej.
Charles Darwin ishte një prej atyre që kishte dyshime mbi nuhatjen duke thënë se ka “fare pak përdorim” nga njerëzit ndërsa shkencëtarët e mendonin këtë aftësi si “të ngathët”.
“Çdo nuhatje është si të shkrepësh foto me ndriçime të ndryshme të mjedisit kimik” tha Wen Zhou nga Akademia kineze e Shkencave duke shtuar se kur një aromë dallohet si veçmas sesa si përzierje e aromave që nuhasim në të njëjtin moment.
“Nuhatjet ndahen edhe në kohë, duke ndodhur vetëm pak sekonda larg njëra-tjetrës”.
Por tani është zbuluar se shqisa e nuhatjes vepron më shpejt se sa mendohej duke treguar se ne jemi të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të shpejta në aroma po aq sa ndaj ngjyrave.
Një sfidë kryesore ka qenë ndërtimi i një strukture që u mundëson substancave të ndryshme kundërmuese që të prezantohen në një segment të saktë kohor brenda një nuhatjeje.
Në artikullin e botuar në Nature Human Behaviour, Zhou raporton se ata krijuan një aparat me dy shishe me aroma të ndryshme që lidheshin pas një pajisjeje hunde përmes dy tubave me gjatësi të ndryshme. Tubat kishin valvula të vogla që hapeshin gjatë frymëmarrjes.
Me këtë strukturë, dy aromat arrinin në hundë në pak sekonda, në kohë të ndryshme gjatë nuhatjes, me një saktësi prej 18 milisekondash. Ekipi zhvilloi disa eksperimente me 229 pjesëmarrës.
Në një prej tyre, pjesëmarrësve iu servir një aromë e gjashme me mollën dhe një me lule që ishin të vendosura në aparat duke treguar se një nga aromat do të mbërrinte 120-180 milisekonda para tjetrës. Pjesëmarrësit e kryen veprimin dy herë duke treguar nëse radha e tyre ishte e njëjta apo kishte ndryshuar.
Pjesëmarrësit rezultuan të saktë në 597 nga 952 teste (63% të kohës) me rezultate të ngjashme me 70 pjesëmarrës të cilët e bënë testin me aroma të ngjashme me limonin dhe qepën.
Testet e tjera të pjesëmarrësve që ia dolën më mirë, treguan se dy aroma të ndryshme arrijnë në hundën tonë me një largësi prej 40-80 milisekondash. Ky interval është 10 herë më i shkurtër nga sa mendohej se u duhej njerëzve.
Edhe pse pjesëmarrësit mund ta dallonin që aromat kishin ndryshuar kur rendi i tyre ndërrohej, ata e kishin më të vështirë të identifikonin cilën nuhasnin të parën. Në këtë rast duket se rendi i aromave formëson perceptimin tonë.
“Në përgjithësi, dallimi midis një çifti përzierjesh të përkohshme nuk varet nga njohja e saktë e renditjes së aromave përbërëse”, tha Zhou. “Në vend të kësaj, duket se drejtohet nga një mekanizëm që funksionon në një shkallë kohore shumë më të shpejtë se sa ajo e përfshirë në njohjen në seri të përbërësve të përzierjes.”/tvklan.al