Infeksionet e ndryshme në hundë apo në vesh shpesh kërkojnë që pacientët të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale tek specialisti. Mjekja Otorinolaringologe Klodiana Zaharia flet për rastet më të shpeshta që për shkak të vështirësive në aspektin shëndetësor pacientët i nënshtrohen ndërhyrjeve.
Klodiana Zaharia, mjeke ORL: Interventi konsiston në çlirimin e hapësirave të zëna mekanikisht nga këto struktura, nga perdja e hundës, nga koanet apo nga ndonjë që mund të jetë tumor i tipit beninj apo malinj. Mishi i huaj në vesh, të themi polipet e kanalit, polipet e veshit të mesëm, plastikat e daulles së veshit në rastet e pacientëve që kanë vuajtur me vite nga rrjedhja. Kemi plastifikimin e daulles së veshit, pastaj kemi operacione të tjera të ndërhyrjes së zinxhirit kockor.
Megjithatë për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe modeleve që u serviren në to, moshat e reja priren për të kryer edhe ndërhyrje estetike në vesh e hundë për t’u dukur perfekt.
Klodiana Zaharia, mjeke ORL: Operacioni i dytë më i kërkuar në botë, plastika e hundës, që do të thotë ndërhyrja në zvogëlimin edhe në ndryrshimin e formave të hundës. Pastaje menjëherë renditet zvogëlimi dhe afrimi i veshëve me kokën. Grupmosha më e re që kërkon ndërhyrje estetike që do ta ketë çdo gjë, milimetri mos t’i lëvizë në buzë, në hundë, në vesh, pragu më i ulët i ndërhyrjes është 17 vjeç tek vajzat dhe 18 tek djemtë.
Specialistët shprehen se disa ndërhyrje estetike mund të zhbëhen, ndërsa në rastin e hundës dhe veshëve, nuk ka më rikthim në gjendjen fillestare.
Klodiana Zaharia, mjeke ORL: Operacionet plastike i hundës dhe i veshit janë të pakthyeshëm. Pra nëse ne çdo lloj trajtimi tjetër që bëjmë në fytyrë apo kudo me filler dhe botoks janë të kthyeshme, pra nëse ti e shikon efektin për një vit apo në kuadër të 6 muajve dhe nuk të pëlqen ti nuk e përsërit, nuk e bën më.
10 vitet e fundit ka edhe shumë raste pacientesh sipas specialistëve që ribëjnë disa herë të njëjtën ndërhyrje për shkak të rezultatit jo të duhur, apo kur kërkojnë një pamje gjithnjë e më perfekte.
Klan News