Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë të krishterë në Wisconsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viktima mbetën një nxënës, një mësuese si dhe vetë autori i dyshuari, i cili rezulton të jetë nxënës në këtë shkollë.

Policia beri të ditur se i mituri u gjet i vrarë brenda ambienteve të shkollës kur efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje.

Më herët, policia tha se ishin vrarë pesë persona, por më vonë sqaroi se informacioni ishte i pasaktë.

Shefi i policisë së Madisonit, Shon Barnes tha se të shtënat ndodhën pak para orës 11 të mëngjesit me orën lokale dhe se policia po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që e çuan autorin e mitur të ndërmerrte këtë akt.

Nga të dhënat paraprake të policisë, autori dyshohet se përdori një pistoletë për të kryer krimin.

Shkolla ku ndodhi ngjarja është një institucion arsimor privat ku mësojnë rreth 400 fëmijë nga kopshti deri në kasën e 12-të.

Kontrolli i armëve dhe siguria e shkollës janë bërë çështje kryesore politike dhe sociale në SHBA, ku numri i të shtënave në shkolla në vitet e fundit është rritur.

Tv Klan