Ndërsa BE-ja i ka kthyer sytë nga pakti Meloni-Rama për të mbështetur financiarisht ngritjen e kampeve të azilkërkuesve në shtetet ballkanike, britanikët këmbëngulin që ata të zhvendosen në kontinentin afrikan me fokus kryesor Ruandën.
Kryeministri Rishi Sunak priti në Doëning Street Presidentin e Ruandës Paul Kagame për t’i dhënë një frymëmarrje të re marreveshjes për azilkërkuesit. Rishi Sunak pret që fluturimet me azilkërkues që do të dëbohen drejt Ruandës të nisen brena stinës së Pranverës.
“Këta azilkërkues mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në kanalin e La Manshit. Diskutuam skemat që do të thyen modelin e biznesit të bandave kriminale që rrezikojnë jetët në det”, tha Sunak duke konfirmuar se e kishte përditësuar zotin Kagame për fazat e ardhshme të legjislacionit në parlament.
Planet e Sunak është përballur me një sërë pengesash në muajt e fundit, duke përfshirë Gjykatën e Lartë, e cila në muajin Nëntor e konsideroi si të paligjshme marrëveshjen me Ruandën.
Gazetat britanike raportuan se shumica e godinave të banimit në Ruanda që ishin caktuar për azilkërkuesit u janë shitur blerësve vendas.
Kostoja e marrëveshjes me Ruandën mund të arrijë 500 milionë Paund. Siç e ka bërë të qartë qeveria e Ruandës, ata janë të gatshëm të presin në mënyrë të përsëritur mijëra azilkërkues që do të dëbohen nga Britania e Madhe.
Projektligji i qeverisë së Ruandës do të votohet ne Parlamentin vendas javën e ardhshme kur deputetët të kthehen nga pushimet e Pashkëve.
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman tha se e vetmja mënyrë si te krijohet një efekt parandalues për të ndaluar njerëzit të hipin në varka dhe të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht janë fluturimet e rregullta, me qindra pasagjerë që dërgohen rregullisht në Ruanda.
Klan News