A po rritet numri i adoleshentëve që nuk hezitojnë të kryejnë ndërhyrje estetike dhe që kanë pasiguri për pamjen e tyre? Përgjigja, fatkeqësisht është po! Ky fenomen është përhapur shumë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas një mjeku ata kërkojnë të “transformohen” njësoj si në filtra ose të duken si Ariana Grande.

Bëhet fjalë për 16 ose 17 vjeçarë që me ndërgjegje të plotë kanë kërkesa në kufijtë e absurditetit, gjë që në fakt është e paligjshme. Shpesh ata gënjejnë për moshën e tyre, ose udhëtojnë në vende si Irlanda e Veriut, Wales ose Skoci, ku këto operacione mund të kryhen nëse je nën 18 vjeç.

Vlen të theksohet dhe obsesioni për t’u dukur si këngëtarja me famë botërore Ariana Grande, specifikisht si personazhi i saj në filmin “The Wicked”. Të shumtë janë edhe ata që i bëjnë ndërhyrjet njëherazi, si “një paketë”, pa e menduar aspak ndonjë rrezik të mundshëm shëndetësor.

Sipas një eksperti, ndërhyrjet kirurgjikale nuk duhen lejuar nëse ato “ndryshojnë tërësisht pamjen e dikujt”, duhet të dënohen me ligj. Nisur nga kjo, TikTok dhe Instagram kanë ndërmend të heqin filtrat e bukurisë për minorenët, si përshembull zmadhimin e buzëve, ndryshimin e formës së syve apo ngjyrës së lëkurës.

Në një prononcim për The Mirror Uk, një mjek që ka klinikën e tij në Londër thotë se “rrjetet sociale po ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor tek të rinjtë, duke i lënë pa vetëbesim për mënyrën si duken”.

“Më vijnë shumë shpesh pacientë që kërkojnë të duken si me filtra, pra versioni me filtra i vetvetes është ai që ata preferojnë”, shton ai. Një fytyrë ‘smooth’ dhe  e konturuar është idealja për ta. Më e tmerrshmja është se pas ndërhyrjeve ata shikojnë veten në pasqyrë dhe ndihen të zhgënjyer që nuk duken fiks si në ekranin  e telefonit kur filmojnë veten.

Ka plot që duan të duken si Zendaya, duan një lëkurë që shkëlqen…Por nuk është ky realiteti, nuk arrij ta kuptoj pse e besojnë këtë gjë”, përfundon mjeku.

/tvklan.al