Union Berlin merr pushimet nga kombëtarja në vend të parë


Pak kush e kishte menduar që Union Berlin t’i kalonte pushimet prej kombëtares në vendin e parë të Bundesligës gjermane. Skuadra kryeqytetase ka përfituar në mënyrën më të mirë të mundshme hapat fals të shpeshta këtë sezon të Bayern Munich.

Unioni mori kreun e elitës së futbollit gjerman javën e shkuar ndaj Këln dhe një gjë të tillë arriti ta mbajë edhe gjatë kësaj fundjave, teksa mposhti Volfsburgun 2-0 dhe ruajti ecurinë pa humbje këtë sezon. Ecuri që berlinezët po e përjetojnë për herë të parë në historinë e tyre, duke kërcënuar rivalët se këtë sezon do ta kenë të vështirë 90 minutëshin kundër tyre.

Tifozët kanë nisur të besojnë se skuadra e tyre e zemrës mund të arrijë lart këtë sezon, ku objektivi minimal është kualfikimi në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Urs Fisher kryeson me 17 pikë pas 7 javësh, e ku deri më tani ka humbur 4 pikë, pas barazimeve me kundërshtarë si Bayern Mynih e Mainz. Forma e mirë e Union Berlin vijon nga sezoni i shkuar.

Berlinezët siguruan biletën për në grupet e Europa League pasi humbi kualifikimin në Champions League për një pikë të vetme sezonin e kaluar. Pas ditëve pushim, Union Berlin do rikthehet të luajë javën e 8-të të Bundesligës ku do gjej përballë Eintraktin e Frankfurtit.

Klan News