Më poshtë, shihni fotot nga takimi i kryeministrit Edi Rama me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos. Kjo e fundit ka vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.
Vizita 2-ditore do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore si ajo në drejtësi.





Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve të deritanishme përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme në reformat e kërkuara.
Përpos takimit me kreun e qeverisë me të cilin do mbajë konferencë për shtyp sot në orën 10:40, Kos do të takohet me kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Po ashtu, me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile.
/tvklan.al