Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te ripërsëriti sërish thirrjen për bashkëpunim me Kinën pas stërvitjeve ushtarake që Kina zhvilloi rreth Tajvanit.
Duke folur në një takim të Partisë së tij Demokratike Progresive në qytetin jugor të Tainan, Lai i bëri thirrje Kinës që së bashku me Tajvanin të marrë përgjegjësinë e rëndësishme të stabilitetit rajonal.
Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për shprehjet e tyre të shqetësimit në lidhje me stërvitjet kineze.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë asnjë vend që të krijojë në ngushticën e Tajvanit dhe të ndikojë në stabilitetin rajonal. Po ashtu mirëpres forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pajtimit përmes këmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën dhe të ecim përpara drejt paqes dhe prosperitetit të përbashkët”, u shpreh Lai.
Dy ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi se shtatë avionë luftarakë të Kinës, 14 anije të marinës dhe katër anije të rojeve bregdetare kanë operuar përreth ishullit gjatë 24 orëve të fundit.
Kina e ka kritikuar vazhdimisht Lain si një “separatist”. Lai hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet dhe thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Ai ka ofruar vazhdimisht bisedime, por është refuzuar.
Tv Klan