Një robot-tentakulë i fuqishëm është krijuar për të ndihmuar me punët e përditshme dhe mund të ngrejë rreth 260 herë më shumë sesa pesha e vet. Kjo pajisje mund të kapë vezë, luleshtrydhe dhe të mbledhë letra.
Roboti përdor lëvizjen 2D dhe është frymëzuar nga tentakulat e oktapodit, hunda e elefantit dhe bishti i kalit të detit. Ai duket si një objekt i lakuar dhe mund të vetërrotullohet në 360 gradë.
‘Tentakula’ funksionon me shpejtësi të ndryshme dhe i kap objektet automatikisht. Gjithashtu është përshtatur që të lëvizë dhe punojë pa vështirësi në hapësirat e mbyllura.
‘Tentakula’ e tij mund të bashkëveprojë me dronët duke ngritur objekte dhe transportuar ato diku tjetër.
Disa tentakula mund të ngrenë objekte më të rënda si kutitë duke e lidhur me një pajisje me një pajisje me ‘krah’ të zgjatur.
Maja e tij e hollë mund të kapë edhe milingona e madje t’i vendosë diku pa i shtypur. Roboti është krijuar nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.





/tvklan.al