Opozita nuk pret ndonjë rezultat nga takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që do të mbahet të mërkurën në Bruksel. PDK thotë se nuk mund të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga kryeministri në këtë dialog.
“Tash e dy vite e gjysmë produktet e kryeministrit Kurti në dialog i kemi pa është vetëmenaxhimi, marrëveshja e Brukselit e vitit 2022 dhe aneksi i Ohrit që janë jashtëzakonisht të dëmshme, është draft statuti i cili tash është në tavolinën e kryeministrit të Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare i kërkohet ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Këtu nuk mund të presim që do të dalë diçka jashtë këtyre temave që i ka prodhuar Kurti në dialog”, tha kreu i grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri.
E nga Lidhja Demokratike thonë se i gjithë procesi i dialogut Kosovë-Serbi është përcjellë me mos transparencë. E nga partia në pushtet presin që në këtë takim Kosova të manifestoj qëllimin për zbatim të marrëveshjeve. Muja pret që Kosovës t’i hiqen masat e vëna nga BE. Vendet anëtare ende nuk i kanë bërë publike qëndrimet e tyre për heqjen ose jo të masave nga BE për Kosovën.
Tv Klan