Ambasadori Amerikan Limpreht dhe kryesocialisti Fatos Nano kanë shkëmbyer pikëpamje për vazhdimësinë e dialogut pozitë-opozitë. Pas takimit Limpreht tha se ky takim pason konsultimet me liderët e tjerë politik shqiptar. Ndërkohë Nano përshëndeti qëndrimet e homologut demokrat Berisha.

“E rëndësishme është që propozimet e mia dhe të Berishës takohen me njëri-tjetrin dhe pasi të krijojmë sëbashku një gjellë që i pëlqen publikut pozitar apo mazhoritar, besoj se takimi midis Nanos dhe Berishës do të jetë ai i konsumatorëve që një gjelle që u pëlqen të gjithëve.”/tvklan.al