“Taksi e rezervuar” është një program nga Rudina Magjistari, Julian Napoloni dhe Eduart Oga, i cili transmetohet çdo të shtunë në orën 20:30 në ekranin e Tv Klan. Me pjesëmarrjen e Leonard Bombaj, Salsano Rrapi dhe Anita Shelpo ky program premton spektakël të vërtetë.
Këngëtarja Alma Bektashi këndoi këngën e saj të sapo regjistruar, si dhe interpretoi një dialog nga filmi “Në çdo stinë” me Leonard Bombaj.
Këngëtari Kozma Dushi sëbashku me Rudina Magjistarin, Leonard Bombaj dhe Salsano Rrapin interpretuan këngën “Eja o shoku ynë”. Dushi u shpreh se nuk do të mungojë ne “Festivalin e Këngës” në RTSH, pasi ngjitja në këtë skenë ka qenë ëndrra e tij që në fëmijëri. Kozma Dushi këndoi dhe disa nga këngët e tij ndër vite.
Poetja dhe këngëtarja Mimoza Ahmeti interpretoi poezinë “Bëhu i bukur”, si dhe këngën “Oi oi”.
Prezantuesja Hygerta Sako foli për karrierën e saj në televizion, pse nuk e vazhdoi profesionin e saj si aktore, si dhe rrëfeu ëndrrën e saj për të mos u shkëputur më nga ekrani. Sako na tregoi dhe talentin e saj në këngë dhe kërcim.
Shkrimtari Edmond Tupe foli për ruajtjen e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe u përball në një duel me shpata me aktorin Salsano Rrapi.
Këngëtarja Bleona Qereti foli për karrierën e saj 10-vjeçare, si dhe këndoi këngët e saj “Ti nuk di as me ma lyp” dhe “Shiko punën tënde”./tvklan.al