Gjykata e qytetit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë
Një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për momentin,Talo Çela, dyshohet se është i përfshirë edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Ai akuzohet për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit më 9 Prill të 2019, në Rinas dhe për 5 vrasje të ndodhura në Durrës e Elbasan.
Emri i Talo Çelës lakohet edhe për një ngjarje të ndodhur në Berat në Nëntor të 2020. Në shenjestër të atenatit ishte biznesmeni 37-vjeçar Irfan Azizi. Kjo ngjarje ka ndodhur përpara një karburanti, që është në pronë e biznesmenit.
Kjo dosje po hetohej nga Prokuroria e Beratit e cila pas gati 6 muajsh hetime ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest ne burg” për Talo Çelën. Togat e zeza në Berat kanë pranuar kërkesën e prokurorisë dhe caktuan masën e sigurisë në mungesë për të shumëkërkuarin.
Grupi i hetimit në Berat ka vënë në dijeni SPAK dhe pritet që edhe kjo dosje të vijë në Prokurorinë e Posaçme. Akuza e Beratit ka dyshime se krimi është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ngjarja ndaj bizmensmenit ka dyshime të ketë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela. Por për këtë çështje hetuesit janë tejet të rezervuar.
Klan News