Fokusi të regjistrimi i biznesit, punëtorëve dhe kuponi
Tatimet kanë nisur kontrollet në zonat turistike, për të parë mënyrën se si respektojnë bizneset ligjet. Inspektimet do të përqendrohen kryesisht në hotele, bare dhe restorante.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se vizitat fiskale do të kenë orientim më të madh në këshillimin dhe edukimin e sipërmarrësve dhe jo ndëshkimin e tyre, por nëse konstatohet paligjshmëri do të ketë penalizime për të vendosur konkurrencën e barabartë në treg me bizneset që respektojnë ligjin.
Fokusi i kontrolleve do të jenë regjistrimet e bizneseve dhe personave që janë të punësuar, lëshimi i kuponit tatimor, afshimi i çmimeve dhe kontrolli i faturave të mallrave në inventar.
Tv Klan