Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis kanë postuar mesazhin e tyre të parë në rrjetet sociale me një fotografi të bërë nga Princesha Kate.

Në foton e publikuar në “X” shfaqet Princin William dhe tre fëmijët e tij. “Të duam babi! Gëzuar ditën e baballarëve”, shkruhet krahas fotos.

Kujtojmë se në Mars të këtij viti, Princesha e Uellsit Kate Middleton i tronditi të gjithë kur zbuloi se po përballej me kancerin. Teksa ajo po i nënshtrohet  kimioterapisë dhe është totalisht e fokusuar në shëndetin e saj, nuk kanë munguar as fotot e ëmbla me 3 vogëlushët në rrjetet sociale.

/tvklan.al