Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, data 5 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 5 Shkurt 2025
Pensionet, Rama: Reforma do të realizohet pa prishur themelet dhe do të ofrohen bonuse periodike. Opozita, me premtime imagjinare.
Qeveria po harton reformën e re te sistemit te pensioneve. Kryeministri Rama thote se ajo po merr forme pa prishur themelet dhe premton bonuse periodike. Premtimet e opozitës për pensionistët i quan imagjinare.
Berisha: Pensionet minimale do të arrijnë në 200 euro. Do të ketë një skemë të re në 100 ditët e para të qeverisjes.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se me ardhjen në pushtet të së djathtës pensionet minimale do te arrijnë ne 200 euro dhe se skema e re me rritjen e tyre do te vihet ne zbatim ne 100 ditët e para te qeverisjes.
BE “ligjëron” kampin e Gjadrit: Qendra për emigrantët jashtë Unionit do të përdoret për riatdhesimet.
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e hapjes se qendrave te grumbullimit te azilkërkuesve jashte territorit te Bashkimit Europian, te ngjashme me modelin e Gjadrit, ku emigrantet do te presin procedurat e shqyrtimit te kerkesave.
Shqipëria, mes pesë vendeve me uljen më të madhe të lindjeve: Rënie me 21% të fëmijëve të moshës 0-5 vjeç.
Një raport i fundit i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë mes 5 vendeve me rënien më të madhe të lindjeve. Per fëmijët e moshës zero deri 5 vjeç renia eshte me 21%. Ekspertet sugjerojne politika per te nxitur lindshmërinë.
Gaza/ BE, Kina e Rusia kundër Trump. Rubio: Largimi i përkohshëm të palestinezëve
Rusia, Kina dhe BE dalin kunder planit të Tramp që Gaza të jetë në administrimin e SHBA-ve dhe zhvendosjes së palestinezeve. Por, sekretari amerikan i shtetit Rubio tha se bëhet fjalë vetëm për një zhvendosje të përkohshme te palestinezeve deri ne rindërtimin e Gazes.
/tvklan.al