Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një postim në rrjetin social shprehet optimist dhe se me shumë gjasa lufta në Ukrainë do të përfundojë, pas bisedimeve  frutdhënëse me të dërguarin e tij të posaçëm në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne zhvilluam bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse me presidentin e Rusisë, Vladimir Puti, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme të marrë fund përfundimisht.”

Trump njëherësh thekson se homologut rus i ka kërkuar që t’i kursehet jeta ushtarëve ukrainas të bllokuar nga ushtria ruse në Kursk.

“I kam kërkuar me vendosmëri Presidentit Putin që të kursehen jetët. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekofte të gjithë!”

Edhe pse ende nuk është zbuluar me takimin të dërguarit amerikan, Steve Witkoff, Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë presidenti rus ia ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë. Pas këtyre negociatave ai la të hapur mundësinë një bisede telefonike mes Putin e Trump vetëm pas shefi i shtëpisë se bardhë të njihet me propozimin rus.

Situata e vështirë në Kursk është pranuar nga vetë presidenti ukrainas Zelensky, i cili akuzoi Rusinë se po përpiqet të zvarritë bisedimet për një armëpushim në Ukrainë, sepse dëshiron që diplomacia të dështojë dhe lufta të vazhdojë.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, në terren rusët kryen sulme me dronë në Harkiv duke plagosur disa persona ndërsa ukrainasit u përgjigjën duke goditur disa depozita naftë në rajonet perëndimore të Rusisë.

Tv Klan