Numri i turistëve në strukturat akomoduese për muajin Prill ka pësuar rritje me 62% në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 91,9 %. Ndërsa numri i vizitorëve rezident është rritur me 19,4 %.
Sipas të dhënave, numri më i madh i turistëve në strukturat janë shqiptarë të Kosovës, të dytët renditen italianët më pas janë gjermanët, britanikët dhe polakët.
Por jo vetëm numri i turistëve në numër është rritur, por edhe koha e qëndrimit në hotele.
Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3 %, në krahasim me Prill 2023. Nga rezidentët, koha e qëndrimeve është rritur me vetëm 17,9 %, ndërsa numri i net qëndrimeve nga të huajit është rritur me 80,3 %.
Sipas raportimeve të stukturave akomoduese kosovarët dhe italianët janë pothuajse në të njejtin nivel në numër. Kosovarët kryesojnë me 11% të totalit të turistëve që kanë qëndruar në hotele gjatë Prillit, ndërsa italianët përbëjnë 10.9%, në vendin e tretë renditen gjermanët me 5,3%, ndërsa më pas janë britanikët dhe polakët.
Ajo që bie në sy në të dhënat zyrtare është rritja e turistëve që vijnë në Shqipëri me rulota, gjatë Prillit numri i tyre është 6-fishuar, kjo rritje është edhe për shkak se vendi ynë nuk ka taksa për këtë lloj turizmi.
Klan News