Numri i turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë edhe në Vjeshtë, ka ardhur në rritje.

Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese tregojnë se muaji Tetor ka pasur një rritje të pushuesve të huaj që kanë preferuar Shqipërinë edhe në Vjeshtë, duke tejkaluar shifrata e Tetorit të vitit 2023.

Treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, për muajin Tetor sipas INSTAT, tregojnë se numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 79,9 %. Ndërsa numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 43,9 %, në krahasim me Tetor 2023. Ku nga rezident është rritur me 1,2 %, ndërsa nga vizitorët e huaj numri i net qëndrimeve është rritur me 75,2 %.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2,1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me mbi 84%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, numrin më të lartë të netëve të qëndrimit e kanë qytetarët e Kosovës,me 14.7%, ndërkohë që më pas renditen italianët dhe gjermanët me mbi 8%,dhe pas tyre janë turistët nga Anglia dhe Franca.

Nga të dhënat zyrtare për periduhën Janar-Nëntor, numri i vizitorëve të huaj ka arritur në 11 milionë.

Klan News